Pozicionimi Web

ibc13

Pasi që webfaqja juaj do të jetë online (në internet), hapi tjetër është, për ta bërë atë që gjindet lehtë nga klientët tuaj potencial.

Për të arritur këtë ka tre rrugë të mundshme: Optimizim në motorët e kërkimit (SEO), Marketing në motorët e kërkimit  (SEM) dhe Community Management (CM)

Marketing në motorët e kërkimit (SEM)

Opsioni më i shpejtë dhe 100% efektiv, për ta bërë webfaqen tuaj të gjinden lehtë nga klientët tuaj potencial është reklamimi në motorët e kërkimit.

Ky opsion përfshin program me pagesë i zgjedhur nga ju (p.sh. Google AdWords ose Facebook Ads) që mund të jetë në bazë të klikimeve të marra gjatë ekspozimit të webfaqes suaj në motorët e kërkimit varrësisht nga fjalët e kërkuara që identifikohen me biznesin tuaj ose për ta parë reklamën tuaj. Përparësia e madhe në këtë mënyrë është se rezultatet janë efikase dhe të menjëhershme. Nëse dëshironi që gjatë kërkimin, webfaqja juaj të paraqitet në krye të Google, kjo është alternativa më e mirë për ta zgjedhur.

IBC Web Solutions, ne ofrojmë shërbimin e menaxhimit të llogarisë AdWords (programi SEM i Google, ku reklama juaj do të shfaqej në anën e djathtë, në krye të kërkimit apo me anë të Rrjetit Display me foto) për një kosto fikse mujore. Ne menaxhojm, ndër të tjera, planifikimin e shpalljeve në përputhje me udhëzimet e publikimit ekzistues në program të ngjajshëm duke analizuar konkurrencën tuaj për të maksimizuar fitimin tuaj, në të njejtën kohë punojmë për të anuluar klikimet nga njerëz që nuk i përgjigjen profilit tê konsumatorëve tuaj potencial, kufizimin e fushatës në zonën gjeografike ku operon biznesi juaj si dhe në gjuhë e grupmoshë.

Optimizim në motorët e kërkimit (SEO)

Kjo është një mënyrë e frytshme, por rezultatet vijnë më ngadalë. Në IBC Web Solutions, punojmë për të arritur të përmirësojmë ndijshëm pozicionimin e webfaqes suaj në rezultatet e kërkimit në Google, Yahoo dhe Bing për fjalë dhe fraza që idnetifikohen me biznisin tuaj. Pra, webfaqja juaj do të pranojë vizitorë të cilët gjejnë në webfaqen tuaj atë çfarë ata me të vërtetë kanë kërkuar në Google, Yahoo apo Bing. Për të arritur këtë, ndër të tjera, ne analizojmë webfaqen tuaj, shifrat e saj, fjalët kyçe, kategorinë në të cilën takon biznesi apo projekti juaj dhe gjithashtu analizojmë rezultatet e konkurrencës, për të aritur një pozicionim më të mirë dhe të personalizuar për webfaqen tuaj.

Community Management

Paraqitje në rrjetet sociale sot është gjithnjë e më e rëndësishme për çdo projekt, jo vetëm për shkak se ajo favorizon SEO-n, por edhe për shkak se mirëmban një komunikim të drejtpërdrejtë me klientët tuaj potencial, lexuesit apo publikun më të gjerë.

IBC Web Solutions, kemi një grup të redaktorëve të specializuar që mund të gjenerojnë përmbajtje relevante dhe të cilësisë së lartë për ta rritur imazhin dhe prezencën e biznesit tuaj në rrjetet e ndryshme sociale. Ne gjithashtu ofrojmë abonime mujore për menaxhimin e llogarisë suaj në rrjetet sociale (Facebook, Linkedin, Twitter, Pinterest, Instagram etj.) që do të sigurojë qarkullimin e përmbajtjeve dhe shpejtësinë e reagimit ndaj pyetjeve dhe komenteve të përdoruesëve.