Zhvillimi Progresiv Web

ibc6

Për të pyetur për çmimin e një webfaqeje, është e ngjashme sikur të pyetni për vlerën e një makine… përgjigjja mvaret nga lloji i makinës që ju dëshironi të bleni dhe çfarë karakteristika dëshironi të ketë automjeti. Në IBC Web Solutions, kemi një ekip që mund të zhvillojë dhe zbatojë, sipas kërkesës, komponente komplekse që kanë funksione të veçanta, si për shembull, kupona për zbritje, sisteme për shitje me pakicë dhe shumicë, kalendar për evente,  procese komplekse për motorët e kërkimit, sistem për filtrimin e të dhënave dhe përmbajtjeve, njoftime të automatizuara, transmetim direkt të ngjarjeve në audio dhe video (streaming) etj.

 

Duhet të keni parasysh këto pesë aspekte themelore për një zhvillim të mirë të webfaqes:

1) Përdorshmëri dhe lundrueshmëri të lehtë për klientët potencial dhe përdoruesit e webfaqes
2) Administrim i lehtë për pronarët e webfaqes
3) Stabilitet të sistemit për të siguruar funksionimin efikas të webfaqes
4) Siguri në trajtimin dhe rrjedhjen e informatave
5) Integrim me dizajn dhe estetikë sipas kërkesës

IBC Web Solutions, kemi përvojën dhe njohuritë e nevojshme për të arritur një rezultat që kombinon, në mënyrë optimale, pesë parametrat e lartpërmendur, dhe duke u siguruar klientëve tanë, zhvillimin më të mirë për projektin tuaj.